Sa parashihet të jenë pagat e mësimdhënësve, mjekëve e policëve me Ligjin e ri?

Sa parashihet të jenë pagat e mësimdhënësve, mjekëve e policëve me Ligjin e ri?

Në rast se Ligji i ri i Pagave do të jetësohet me 1 mars të vitit 2022, atëherë do të ketë ngritje pagash për arsimtarët, mjekët e policët.

Aktualisht për këtë ligj, për mënyrën e jetësimit dhe koston e tij do të diskutohet në Kuvendin e Kosovës, gjatë seancave që do të mbahen në muajin dhjetor e ku më 22 të këtij muaji do të dihet përfundimisht nëse ligji i ri i pagave mund ta marr “aminin” për t’u implementuar në fund të tre mujorit të vitit 2022.

Implementimi i këtij ligji tashmë është edhe kërkesa kryesore e disa sindikatave në vend si ajo e SBASHK, e shëndetësisë, zjarrëfiksve dhe shërbyesve civil.

Në rast se ligji i ri i pagave nuk do të impelemtohet deri në 1 mars të vitit të ardhshëm, SBASHK dhe sindikata të tjera kanë paralajmëruar mbyllje të shkollave.

Më i ashpër ndaj Qeverisë Kurti ka qenë Blerim Syla nga FSSHK së Kosovës që Kurtit dhe misnitrave të tij i ka dhënë afat deri më 15 dhejtor për rritje pagash deri në 50 për qind ose s’do të këtë ofrim të shërbimeve shëndetësore, përveç atyre emergjente.

Blic ka siguruar ligjin e pagave të propozuar asokohe (2019) nga Besnik Tahiri, Koordinator Nacional për reforma shtetërore.

Ky ligj tashmë me kërkesë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është futur për debat në Kuvendin e Kosovës nga deputetë aktual dhe qeveria aktuale për të gjetur një rrugë që përmes impelemtimit të këtij ligji të synohet rritja e pagave për seketorë të ndryshme, kërkesë kjo e shumicës së sindikatave në Kosovë.

Por kush sa fiton dhe sa humb nga ky ligj – në rast se nis të jetësohet me 1 mars të vitit 2022

Shëndetësia

Drejtorit të Shërbimti Spitalor Klinik Univeristar me ligjin e ri do t`’i rritet paga mujore nga 1.216 euro sa ka aktualisht në 1.613 euro e që do të thotë se për 396.33 cent do të ketë rritje page për të.

Një mjek specialit me ligjin e ri të pagave nga 812 euro do të përfitojnë në 1242 euro apo që rritja e pagës do të jetë më e madhe për 353 euro.

Mjeku specialist i mjëkësisë familjare do të përfitojë gjithashtu nga ky ligj ku nga 672 euro sa është paga aktuale do të rritet në 1195 euro ose për 492 euro më shumë.

Një ulje të vogël të pagave për kryeinfermierët do të ketë me ligjin e ri – nga 602 euro sa marrin në muaj atyre do t`i zvogëlohet paga në 597 euro.

Arsimi

Edhe në sektorin e arsimit do të ketë rritje pagash në rast se ligji i ri i pagave merr amin nga Kuvendi dhe Qeveria për implementim.

Një drejtor i shkollës së mesme nga paga sa merr aktualisht 609 euro do të marr me ngritje 693 apo shtesa që do të jetë me ligjin e ri është 83 euro.

Nga 547 euro në 693 do të jetë paga për një drejtor të shkollës speciale me ligjin e ri e që nënkupton se do të ketë një pagë me rritje prej 145 eurove.

Një drejtor i institicioneve parashkollore do të ketë pagë 597 euro me ligjin e ri e që momentalisht paga ëhstë 534 euro. rritje od të ketë për 73 euro.

Nga ligji i ri i pagave do të përfitojnë edhe mësimëdhënësit. Një i tillë në shkollën e mesme do të marr pagë 621 euro e që tash për tash paguhet 525 euro. Rritje do të ketë për 95 euro më shumë.

Një mësimdhënëse në shkollën fillore ( klasat 6-9) me ligji ne ri do të marr pagë mujore në 585 euro apo për 114 euro më shumë.

E një mësimëdhënës në klasat nga 1 deri në 5 do të përfitojnë 78 euro më shumë . Paga e tyre është 471 euro por me ligji ne ri do t`i bëhet 549 euro.

Një pedagog apo psikolog në shkolla do të marrë pagë 549 euro apo 96 më shumë. Paga e tyre është 431 euro.

Policia

Në rast se ligji do të implementohet atëherë krerët e lartë të policisë së Kosovës gjithashtu do të preken në pagat e tyre – por për dallim nga mjekët dhe arsimtarët, atyre do t`iu ulet paga me ligjin e ri.

Ligji i ri prasheh ulje të pagës së drejtorit të përgjithshëm të policisë nga 1929 euro në 1912.

Po ashtu nga ky ligj do të preket edhe zëvendës drejtori i policisë ku paga e tij do të jetë 1553 euro me ligjin e ri ndërkohë që aktualisht merr paga mujore në vlerë prej 1706 euro.

Edhe ndihmësdrejtorit të policisë do t`i ulet paga nga 1508 euro sa është tash për tash, ai do të marr me ligji ne ri 1434 euro.

Zjarrëfikësit

Rritje pagash do të ketë edhe për zjarrëfikësit në vend. Përveç udhëheqësve të zjarrëfikësve, rritje do të ketë edhe për punëtorët e tyre.

Komandanti i zjarrëfikësve nga 621 euro sa merr aktualisht do të marr 669 euro apo 47 më shumë.

Zëvendësi i tij nga 480 euro do të marr pagën me rritje 525 euro.

Rrije do të ketë edhe për kategoritë, zjarrëfiëks 1, 2 , 3 nga 480, 470, 470 në 525 euro.

Me 22 dhjetor do të dihet nëse ligji i ri do të zbatohet

Tashmë Qeveria e Kosovës në planin qeverisë për vitin 2021 – 2025 e ka paraparë edhe këtë ligj në planin e saj të punës.

Përveç Qeverisë edhe në agjendën legjilstative ky ligj është i përfshirë.

Aktualisht në Kuvend në lexim të parë ka kaluar projkeligji për buxhetin e vitit 2022.

Partitë politike që janë të përfshira në Kuvend tashmë kanë dhënë amandamente shtesë për buxhetin e vitit 2022.

Njëri nga këto amandamente është edhe i shefit të grupit parlamenatart të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.

“Për zbatimin e ligjit të pagave për vitin 2022 do të duhen 85 milionë euro”, thuhet ndër të tjera në këtë amandament që ka siguaruar Gazeta Blic.

Tahiri ka thënë se shpreson se kjo shumë do të buxhetohet për vitin 2022 që ligji të zbatohet.

“Kryeminsitri e ka përmendur se në tetor të këtij vitit ky ligj do të vie në Kuvend për diskutim kjo nuk ka ndodhur. Ligji është i përfshirë në agjendën e qeverisë për vitin 2021 – 2025. Unë kam tri pyetje për kryeministrin. Në rast e nuk zbatohet ky ligj – a i mashtruat sindiktat, a është paaftësi e kësaj qeveria implementimi i këtij ligji apo nuk është priroitet i kësaj qeveria ligji i ri i pagave?”, ka thënë Besnik Tahiri./Gazeta Enigma/

Related Articles