I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, nesër do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë, ku do të pritet nga krerët më të lartë të shtetit.
Në njoftimin e Ambasadës gjermane thuhet se Sarrazin do të zhvillojë takime me zyrtarë të Kosovës, ndërkohë që më pas do të bëjë një prononcim për media nga ora 17:45. /Gazeta Enigma