Greva në Arsim nuk do të përfundoj edhe një kohë të gjatë – krejt kjo bazuar në deklarimet dhe betonimin e pozicioneve të palëve të përfshira, raporton Gazeta Blic.
Javë e pestë e grevës tashmë ka nisur e Qeveria dhe SBASHK janë larg një marrëveshjeje që do t`i jepte fund grevës në sektorin e arsimit.
Grevistët po vlerësojnë se janë në të drejtën e tyre, përderisa Qeveria e Kosovës, gjegjësisht kryeministri Albin Kurti vazhdon ‘sulmet’ publike ndaj SBASHK se ata janë ‘gjithçka’ tjetër, përpos ‘grevistë’ dhe se që nuk përfaqësojnë interesat e mësimdhënësve dhe fëmijëve.
Sindikata e Bashkuara e Arsimit nuk e ka ndërmend që të lëviz nga pozicionet e tyre dhe presin që Qeveria e Kosovës, ministria e Arsimit të plotësojnë kërkesat e tyre.
Nga Këshilli Grevistë kanë thënë për Gazeta Blic se situate në shkollat e Kosovës (e hënë) vazhdon të jetë e njëjtë duke nënkuptuarë se greva po vazhdon.
Luljeta Boshjanku i ka thënë Gazeta Blic se si Këshill Grevistë nuk do të lëvizin nga kërkesat e tyre.
“Qëndrimet dhe kërkesat tona tashmë janë të njohura. Greva do të vazhdojë dhe ne presim ftesë nga Qeveria e Kosovës për dialog apo edhe nga ministrja Arbërie Nagavci”, ka thënë ajo.
Sipas saj kushdo nga Këshill Grevistë apo SBASHK janë të gatshëm të ulen për dialog në mënyrë që të gjendet një zgjidhje, por që ajo ka akuzuar Qeverinë për moslëvizje ndaj kërkesave të grevistëve.
Boshnjaku ka thënë se në disa shkolla mësimi ka fillaur, por që nuk pret që ndikimet dhe presionet politike të ‘thyejnë’ unitetin e SBASHK.
“Nuk kanë të drejtë drejtorët e shkollave që të thërasin mësimin për shkak se nëpër komunat e Kosoëvs janë Këshilli Grevistë që vendos për një gjë të tillë dhe unë nuk pres që mësimi të filloj sepse mësimi mund të filloj vetëm kur anëtarësia e SBASHK dhe Këshili Grevistë të vendosin ndryshe”, vlerëson ajo.
Krejt kjo situatë ka nisur kur para dhjetë muajshe SBASHK kishte kërkuar nga Qeveria e Kosoëvs shtesën prej 100 eurove deri në zbatimin e ligjit të ri të pagave.
Mosplotësimi i kësaj kërkesë ka prodhuar grevën në Arsim.
Një takim i SBASHK me presidenten e Kosovës nuk ka prodhuar ansjë rezultat e takime të ngjashme me kryeministrin Albin Kurti, ministren Nagavci kanë përfunduar njësoi.
E ata që po bëjnë thirrje që të gjendet një zgjidhje, janë prindërit e Kosovës, të cilët kanë fajësuar të dyja palët për gjendjen e krijuar.