Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka njoftuar sot ka zhvilluar takim me Këshillin e Prindërve të Kosovës.
SBAShK përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se e ka informuar Këshillin e Prindërve të Kosovës për gjendjen aktuale në arsim dhe për kërkesat legjitime të anëtarësisë, siç thuhet aty, duke shprehur shqetësimin për “qasjen e gabuar të qeverisë ndaj sindikatave dhe ndaj dialogut”.
“Kryetari i SBASHK-ut, z. Rrahman Jasharaj, bashkë me nënkryetaren znj. Vjollca Shala e koordinatorin për organizim të brendshëm, z. Ymer Ymeri, janë takuar me kryetarin e Këshillit të Prindërve të Kosovës, z. Besnik Dragusha, me nënkryetarin e parë, z. Visar Islami dhe sekretarin e këtij Këshilli, z. Enver Balaj”.
“Përfaqësuesit e SBASHK-ut e kanë informuar Këshillin e Prindërve të Kosovës për gjendjen aktuale në arsim dhe për kërkesat legjitime të anëtarësisë duke shprehur shqetësimin për qasjen e gabuar të Qeverisë ndaj sindikatave dhe ndaj dialogut, i cili me fajin e Qeverisë po mungon dhe kjo ka krijuar pakënaqësi të anëtarësia dhe janë shtuar zërat për veprime sindikale”, thuhet në komunikatë.
Përfaqësuesit e SBAShK-ut janë shprehur të gatshëm të vazhdojnë me përkushtimin për takime e për dialog të mirëfilltë me institucionet, por siç thuhet në komunikattë, nuk kanë përjashtuar veprimet sindikale nga mesi i shtatorit e tutje.
“Këshilli i Prindërve është njoftuar edhe me kërkesat e anëtarësisë së SBASHK-ut dhe për angazhimet që të gjenden mundësi për dialog e zgjedhje të kërkesave me qëllim që të mos ketë nevojë për veprime sindikale. Përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve të Kosovës janë shprehur se kuptojnë shqetësimet e SBASHK-ut, por kanë kërkuar që të shtohen angazhimet për dialog me qëllim që kërkesat legjitime të punëtorëve të arsimit të gjejnë zgjidhje të drejtë që të mos ketë nevojë për veprime sindikale”.
“Përfaqësuesit e SBASHK-ut janë shprehur të gatshëm të vazhdojnë me përkushtimin për takime e për dialog të mirëfilltë me institucionet, por nuk kanë përjashtuar veprimet sindikale nga mesi i shtatorit e tutje nëse vazhdon të mungojë dialogu dhe angazhimi i Qeverisë për realizimin e kërkesave të anëtarësisë”, thuhet tutje në komunikatë.