Sport Ckub Gjilani ka njoftuar përmes faqes së saj në internet se ka zgjatur marrëveshjen me veteranin e skuadrës, njëherit kapitenin Ylber Kastrati edhe për një edicion të radhës.
Në njoftim thuhet se klubi falënderon lojtarin për besimin duke i uruar suksese drejt realizimit të objektivave që janë vendosur.
Lajmin e ka konfirmuar edhe vet lojtari Kastrati, në faqen e tij në internet, duke saktësuar se marrëveshja sapo është arritur me skuadrën, për ç’gjë ka marrë shumë urime e vlerësime pozitive nga fansat e tij.