Albin Halimi është njëri ndër qendërmbrojtësit më premtues në futbollin kosovar.
Halimi hapat e parë të futbollistit i ka marrë te skuadra e SC Gjilanit, shkruan Gazeta Enigma.
20-vjeçari ka kontratë profesionale me ekipin “kuqebardh”, por që klubi e ka huazuar te skuadra e Vitisë.
“Enigma” mëson se pas paraqitjeve të shkëlqyera me Vitinë klubet kanë rënë dakord që edhe gjysmësezonin e dytë të vazhdojë bashkëpunimi.
Gjithashtu, redaksia jonë mëson se qendërmbrojtësi ka pasur edhe oferta tjera.
/GAZETA ENIGMA/