SC Gjilani me çmime te volitshme të biletave për ndeshjen e kthimit ndaj Progres Niedercorn

SC Gjilani me çmime te volitshme të biletave për ndeshjen e kthimit ndaj Progres Niedercorn

Skuadra e Gjilanit do të zhvillojë ndeshjen e kthimit ndaj Progres Niedercorn të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri”. Gjilani mori një barazim 2-2 në Luksemburg në ndeshjen e parë të kualifikimit në Conference League.

Klubi gjilanas ka vendosur për çmimin e biletave në ndeshjen e kthimit që do luhet të enjten, siç mëson Gazeta Enigma biletat për këtë ndeshje do të jenë nga 2 euro më e lira deri në 10 euro më e shtrenjta.

Biletat në sektorin e lindjes do të kushtojnë 2 euro, në Perëndim çmimi do jetë 5 euro, kurse VIP do jetë 10 euro.

Tribunat prapa portave do të jenë të mbyllura në këtë ballafaqim. Shitja e biletave do të fillojë së shpejti në qytetin e Gjilanit, teksa në ditën e lojës do shiten edhe në Prishtinë.

Related Articles