Sport Club Gjilani ka njoftuar opinionin në lidhje me situatën e krijuar me futbollistin e ekipit, Theophilus Solomon.
Në njoftimin lëshuar nga klubi “Gjilani” thuhet se futbollisti të premten (24 shkurt),është shoqëruar nga policia për shkak të një rasti personal që ka pasur më herët.
Klubi thekson se do të bashkëpunoj maksimalisht me autoritetet relevante deri në sqarimin dhe pastrimint e plotë të këtij rasti.
“Futbollisti me origjinë nga Nigeria të premten është shoqëruar nga policia për shkak të një rasti personal që ka patur më herët, teksa ishte pjesë e kampionatit shqiptar pak vite më parë. Ne si klub do të bashkëpunojmë maksimalisht me autoritetet relevante deri në sqarimin dhe pastrimin e plotë të këtij rasti”, thuhet në njoftim.
.