Ka përfunduar pjesa e parë mes SC Gjilanit dhe Progres Niederkorn me rezultatin 0-0.
Kjo ndeshje po luhet në kuadër të ndeshjes kthyese në Ligën e Konferencës.
Gjilani nuk e nisi ndeshjen mirë pasi në minutën e 14-të mbeti me një lojtar më pak, ku Egzon Sinani u ndëshkua me karton të kuq, raporton Gazeta Enigma.
Pas kartonit të kuq deri në përfundim të pjesës së parë SC Gjilani bëri paraqitje fantastike duke i krijuar disa raste të mira për gol.