SC Gjilani pretendon sërish se do të insistoj deri në fund për shqyrtimin e ankesës lidhur me takimin kundër Dukagjinit në Klinë, ndeshje kampionale e javës 12-të, i cili takim është mbyllur me rezultat të barabartë (1:1), e në të cilin nuk ka pasur të drejtë loje autori i golit të avantazhit për vendësit, Januzaj.
Sc Gjilani paraprakisht ka parashtruar ankesë zyrtare në lidhje me ndeshjen e javës 12-të kampionale, dhe ka pritur deri më tani një përgjigje, të cilën akoma nuk e ka marrë nga organet kompetente, përkundër kalimit të të gjitha afateve ligjore.
Në lidhej me këtë çështje menagjeri i SC Gjilani, Drilon Sylejmani, në emisionin “Ekipi A” në ATV, ritheksoi insistimin e klubit për të vazhduar me patjetërsueshmërinë e shqyrtimit të ankesës nga organet kompetente të FFK-së, dhe pretendimet se ndeshja duhet të rëgjistrohet me rezultat zyrtar për gjilanasit.
VIDEO –
Menaxheri i klubit të Gjilanit: Ende nuk kemi marrë përgjigje nga FFK- ja, presim pikët e plota ndaj DukagjinitMenaxheri i klubit të Gjilanit: Ende nuk kemi marrë përgjigje nga FFK- ja, presim pikët e plota ndaj DukagjinitPosted by ATV LIVE on E diel, 21 nëntor 2021
Përndryshe, SC Gjilani kryeson pas javës 14-të në tabelën e BKT Superligës së Kosovës në Futboll me 25 pikë, pa i logaritur pikët e kontestuara dhe padefinuara nga ndeshja në fjalë!/Gazeta Enigma/