Me kërkesë të dëshmitarit të sotëm është mbyllur për publikun seanca në rastin “Banjska” që po zhvillohet në Gjykatën Themelore në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.
Kjo qëllim të mbrojtjes së identitetit të dëshmitarit të koduar si “F1”.
Kërkesën për mbyllje të seancës për publikun e bëri prokurori Naim Abazi i cili tha se “çdo ekspozim i pranisë së tij [dëshmitarit F1] dhe elementeve që lidhen me identitetin e tij para publikut, përbën rrezik real për sigurinë e tij personale”. / Gazeta Enigma.