Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Lammy, ka mbërritur në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.
Ai është pritur nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, e cila tha se kjo vizitë thekson angazhimin e të dyja vendeve për forcimin e lidhjeve dhe avancimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.
Gërvalla e informoi Lammyn për sfidat e sigurisë në Ballkan, përfshirë veprimet destabilizuese të Serbisë dhe ndikimin rus, të cilat sipas saj, vazhdojnë ta rrezikojnë stabilitetin rajonal.
“Ajo theksoi se vetëm përmes veprimeve të përbashkëta me aleatët mund të sigurohet ruajtja e paqes dhe stabilitetit, jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë rajonin dhe më gjerë”, tha Gërvalla.
Nesër, Lammy do të pritet nga e para e shtetit, Vjosa Osmani, ku pas takimit do të kenë konferencë të përbashkët për media.