Policia e Kosovës ka njoftuar se njësitë policore nën dyshimin se është duke bërë kontrabandë me mallra kanë ndaluar një automjet me targa vendore të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar.
Në automjet i dyshuari kishte të ngarkuara pajisje për prodhimin e kriptovalutave si: 116 kartela grafike, 17 pllaka me procesor, 50 siguresa të energjisë elektrike, 21 USB dhe 2 procesorë të përdorur.
Vetura me të gjitha pajisjet është sekuestruar dhe me trajtimin e rastit vazhdon Dogana e Kosovës.
Rasti ka ndodhur mbrëmë në Drenas, dhe për këtë gjë është njoftuar edhe prokurori kompetent. /Gazeta Enigma/.