Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Selakoviq, pas dërgimit të disa ndihmave, përfshirë edhe vaksina kundër COVID-19, në Kenia, kishte falënderuar këtë shtet edhe për qëndrimin parimor që mban në lidhje me mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
Një deklaratë e tillë bie në kundërshtim me nënshkrimin e vënë të Serbisë në Marrëveshjen e Washingtonit e cila zotohet që të zbatojë një moratorium njëvjeçar mbi fushatën e saj për çnjohje dhe se do të përmbahet nga kërkesa zyrtare ose jozyrtare ndaj ndonjë vendi ose organizate ndërkombëtare, që të mos e njohë Kosovën si shtet të pavarur.
Dhe për këtë veprim të Selakoviqit ka reaguar shefi i stafit në kabinetin e presidentes Osmani, Blerim Vela, i cili e quajti të kotë dhe që tregon mosgatishmërinë e Serbisë për të ndrequr raportet me Kosovën.
“Duke përdorur vaksinat kundër COVID-19 të dhuruara nga Rusia, shefi i diplomacisë serbe Selakoviq u përpoq të joshë këtë javë shtetet si Kenia, Zimbabve, Zambia, Namibia dhe Angola që të mos e njohin Kosovën. Marifet i kotë i PR që vetëm tregon se Serbia nuk është e gatshme të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën”.
Selakoviq në këtë vizitë që pati në këto shtete ka deklaruar se Serbia është krenare për historinë e gjatë të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dhe potencoi se marrëdhëniet mes tyre dhe bashkëpunimi datojnë që nga koha e Jugosllavisë”.
⛔️ Using Russian donated #Covid19 vaccines, #Serbia’s FM Selaković sought this week to lure Kenya, Zimbabwe, Zambia, Namibia and Angola not to recognize #Kosovo
Futile PR stunt that only shows that Serbia is not willing to normalize relations with #Kosova.https://t.co/x9kK4sJbAU— Blerim Vela (@Blerim_Vela) August 21, 2021