Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka njoftuar se 700 familje serbe duan normalitet por sipas tij ato janë duke u sulmuar nga strukturat paralele vetëm se pse këto familje kanë regjistruar automjet e tyre në targa “RKS”.
“Sapo mësova nga burime qeveritare se muajin e kaluar 700 serbë i kanë regjistruar veturat e tyre me targa kosovare”, ka thënë ish-kryediplomati i Kosovës.
“700 familje serbe të Kosovës duan normalitet. Disa prej tyre janë sulmuar nga radikalët”, ka thënë Selimi.