Kuvendi i Kosovës ka caktuar vazhdimin e seancës konstituive për të mërkurën në orën 11:00, pas aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka urdhëruar që kryekuvendari të emërohet në 30 ditët e ardhshme, me një kandidat që mund të votohet deri në tri herë, njofton Gazeta Enigma.
Kandidate e LVV-së pritet që sërish të jetë Albulena Haxhiu, ndonëse njohësit e çështjes thonë se Haxhiu nuk mund të kandidohet sërish pasi ajo veç se ka kandiduar deri në tri herë më herët.
Kësaj radhe, LVV nuk do të mund të kërkoj votim të fshehtë, pasi Gjykata Kushtetuese ka vendosur që seanca të vazhdojë me votim të hapur.