Tre senatorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Chris Murphy, Thom Tillis dhe Jeanne Shaheen do ta vizitojnë sot Kosovën.
Ata do të takohen me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Vizita e tyre vjen pasi Murphy, Tillis dhe Shaheen qëndruan për vizitë zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi.
Vizita e këtij delegacioni amerikan në rajonin e Ballkanit Perëndimor është nxitur nga zhvillimet në Ukrainë dhe lufta që Vladimir Putin ka nisur atje.
Gjatë gjithë kësaj kohe që prej fillimit të konfliktit në Ukrainë, ka pasur paralajmërime se rajoni mund të jetë cak i Putinit për destabilizim dhe kjo ka alarmuar Perëndimin.
Kjo u konfirmua edhe nga vet senatori Chris Murphy nëpërmjet një shkrimi të tij në Twitter më 19 prill.
“Derisa Rusia vazhdon të humbasë në Ukrainë, ata do të përpiqen të krijojnë probleme në rajonet e brishta të afërta. Unë gjatë kësaj jave jam në Serbi, Kosovë dhe Bosnje me senatoren Shaeen dhe senatorin Thom Tills për të forcuar lidhjet e SHBA-së me Ballkanin përballë përpjekjeve të huaja për ta minuar paqen”. / Gazeta Enigma.
As Russia continues to lose in Ukraine, they will look to make trouble in nearby fragile regions.
I’m in Serbia, Kosovo, and Bosnia this week with @SenatorShaheen and @SenThomTillis to strengthen U.S. ties to the Balkans in the face of foreign efforts to undermine peace.— Chris Murphy (@ChrisMurphyCT) April 19, 2022