Serbët bëhen “modë” në Shqipëri, edhe Elbasani me një sllav

Serbët bëhen “modë” në Shqipëri, edhe Elbasani me një sllav

AF Elbasani ka nënshkruar me trajnerin serb, Ivan Gvozdenovic, raporton Enigma.

Ivan Gvozdenovic do jetë trajneri i ri i AF Elbasanit në Superligë.

46-vjeçari serb do pasojë Roberto Bordin, i cili paraditen e djeshme dha dorëheqjen nga stoli i skuadrës.

Katër ditë ka zgjatur ‘papunësia’ e Gvozdenovic, i cili deri më 30 nëntor ka qenë trajneri i Skënderbeut, aty ku drejtoi ekipin për dy vite dhe u largua për rezultate jo të mira.

Kujtojme se edhe Aleksandar Veselinoviç, trajneri i klubit shqiptar Partizani nga Tirana ka qenë në fokus të opinionit kombëtar për besimin që ka marrë për të drejtuar një klub simbol në tokën e ‘kuqezinjëve’, shkruan Gazeta “Enigma”.

54 vjeçari nga Serbia mori me vete edhe dy bashkëvendasit e tij Dragan Aniçiç dhe Goran Lazareviç për t’i ndihmuar në stolin e “Demave”

Related Articles