Në veri të vendit pritet që serbët të mblidhen sot për një protestë paqësore, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmi është bërë i ditur nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili në një përgjigje për Gazetën “Enigma” tha se arsyeja e protestës, sipas organizatorëve është “gjendja e rëndë e serbëve në Kosovë”.
Tutje ai ka theksuar se protesta pritet të nisë nga ora 11:00, në sheshin “Car Lazar”, teksa shtoi se do të ketë numër të mjaftueshëm të policëve për mirëmbajtjen e sigurisë.
“Një grup i qytetarëve në veri ka paralajmëruar një protestë për nesër në ora 11:00, në pjesën ku i mbajnë protestat te sheshi Car Lazar. Do të ketë numër të mjaftueshëm të policëve që do ta mirëmbajnë sigurinë. Protesta pritet të jetë e qetë”, tha Elshani.
Ndërsa, siç shkruan “Tanjug”, serbët e Kosovës janë të shqetësuar për sigurinë e tyre pas paralajmërimit të Qeverisë së Kosovës për hapjen e Urës së Ibrit./Gazeta Enigma/