Kyetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe katër kryetarëve të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, kanë vendosur për bojkotimin e institucioneve të Kosovës
Përfaqësuesit e Listës Serbe në takimin me përfaqësuesit serbë të institucioneve të Kosovës, kanë vendosur për bojkotimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.
Ky vendim është marrë pas një takimi të zhvilluar në mesditën e së shtunës në Zveçan.
Njoftimi i saj ka ardhur pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës.
Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe eprorët e Policisë së Kosovës, zyrtarë të komunave me shumicë serbe, dhe gjykatave.
Ndërsa, ata kanë paralajmëruar protesta nga e diela e gjashtë nëntorit.
Po ashtu, paralelisht me këto zhvillime në Kosovë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me ftesë të kryeministres serbe, do të zhvillojnë një takim, në të cilin, do të diskutohet një raport për bisedimet me përfaqësuesit e serbëve në Kosovë.
Pas kësaj, Vuçiq do të takohet edhe me ambasadorin kinez, Chen Bo dhe me ambasadorin rus në Serbi, Aleksandar Bocan-Harchenko.
Si rrjedhojë e këtyre takimeve, Vuçiq ka anuluar udhëtimin e tij drejt Egjipitit.