Iniciatori i fushatës “Mos bli produkte serbe, “Besa – Besë” për bojkotimin e produkteve serbe”, Burim Piraj, së fundmi ka publikuar disa foto të një produkti serb që po shitet në Cyrih me emrin “Sharri”, e që shumë prej kosovarëve atje e kanë blerë duke menduar se ky produkt është prodhim i Kosovës, shkruan Gazeta “Enigma”.
“Shikoni si lansohet në Spar të kantonit të Cyrihut ky produkt për t’i mashtruar shqiptarët kinse është produkt shqiptar, a në fakt është i prodhuar në serbi!”, ka shkruar Burim Pira.
E në fakt në bazë komenteve shumë shqiptar që jetojnë atje kanë njoftuar se ka disa vite që e përdorin këtë produkt duke menduar se është e prodhuar në Kosovë.
“Po unë kam blerë gjithë duke menduar që e “Sharrit” është e jona”, thotë një komentues. /GAZETA ENIGMA/