Përveç presioneve në qytetarët e komunitetit serb në Kosovës, Serbia ka vazhduar tentimet e saj për të ndërhyrë në zgjedhjet e sotme lokale edhe në forma tjera.
Express mëson se në pikën kufitare në Bërnjak dhe Jarninje, Policia e Kosovës ka sekuestruar disa materiale, fletë votime me të cilat, shteti serb ka planifikuar që të manipulojë procesin zgjedhor në komunat ku Lista Srpska ndihet më e rrezikuar nga kundërshtarët e saj, siç është komuna e Zubin Potokut, atje ku, Stevan Vulovic dhe subjekti Kosovski Savez, është duke rivalizuar kandidatin e Listës Srpska.
Sipas burimeve, bëhet e ditur se fletëvotimet në fjalë janë planifikuar që fillimisht të futën në Kosovë, e pastaj, të njëjtat të futën edhe në kutitë e votimit.
Ndryshe, më herët, është raportua edhe për presion që Serbia po ushtron mbi votuesit serbë të Kosovës. Për këtë, madje, shteti serb ka angazhuar edhe ish-policët që kanë dhënë dorëheqje në vitin 2022 nga detyrat e tyre.