Serwer: Ka presione ruse gjatë gjithë kohës, kemi parë një sërë sulmesh kundër Kosovës

Serwer: Ka presione ruse gjatë gjithë kohës, kemi parë një sërë sulmesh kundër Kosovës


Njohësi i zhvillimeve në Ballkan, profesori amerikan Daniel Serwer, duke folur pwr sulmin terrorist në kanalin e ujit në Ibër Lepenc, e ka cilësuar atë si një akt të tmerrshëm që ka mundur të ketë ndikime të mëdha në cilësinë e jetës për popullatën në Kosovë.

“Është një akt i tmerrshëm. Sigurisht se do të ndikonte në cilësinë e jetës për një numër të madh të popullatës për një kohë mjaft të gjatë. Por nga Uashingtoni e kam të pamundur ta dijë se kush e ka bërë, më mirë sesa në Beograd e as në Prishtinë. Dhe më duket që asnjëra palë nuk i ka provat e qarta se çfarë ka nodhur saktësisht”, tha Serwer.

Në lidhje me mundësinë e infiltrimit të elementeve ruse në organizimin e sulmit, Serwer e cilësoi këtë si një hipotezë të mundshme, por theksoi se pa fakte konkrete, nuk mund të jepen përfundime të sakta.

Kur u pyet për akuzat e qeverisë së Kosovës ndaj Beogradit, Serwer theksoi se është ende e vështirë të përcaktohet se kush qëndron prapa sulmit.

“Në këtë moment është vështirë të përcaktohet kush është sulmuesi apo kryerësit e mundshëm të incidentit të fundit. Nuk dua të zhytem në spekulime të padobishme. Sigurisht se Beogradi e ka mohuar, e madje e ka akuzuar edhe Prishtinën. Kjo është situata ku kemi dy kryeqytete të cilat kanë marrëdhënie jofqinjësore. Sigurisht se do ta akuzojnë njëri-tjetrin dhe do të mohojnë njohurinë për një rast të tillë dhe prandaj na duhen prova të prekshme. Shpresoj që autoritetet në Kosovë, ato gjyqësore e ligjzbatuese do të prezantojnë prova të prekshme shumë shpejt”, tha ai.

Serwer theksoi se ka presione ruse dhe gjatë gjithë kohës kemi parë një sërë sulmesh kundër Kosovës, teksa e ka konsideruar gabim të madh të Perëndimit mos ndëshkimin e Serbisë.

”E kam thënë shumë herë ka disa incidente që kanë ndodhur gjatë vitit të fundit dhe të gjitha këto më thonë mua se Beogradi është angazhuar në një përpjekje gjithëpërfshirëse për ta destabilizuar Kosovën përmes veriut. Sigurisht se BE dhe SHBA do të duhej të kishin reaguar ndaj këtyre incidenteve. Unë besoj se ka qenë gabim i stërmadh që këto incidente të mbesin të padënuara ashtu siç do të duhej. Sulmet e tilla janë qartësisht të nxituara, të përkrahura e planifikuara në Beograd, duke përfshirë rrëmbimin e policëve, pastaj sulmet ndaj paqeruajtësve të KFOR-it por edhe sulmi në Banjskë, por siç e thash nuk kam se si ta dijë, sidomos për këtë incidentin e fundit, nëse është si ata të tjerët i planifikuar në Beograd, apo mund të jetë pasojë e ndokujt tjetër, përfshirë këtu edhe forca ruse. Gjithsesi duhet të presim për prova”, shtoi ai për RTK.

Në lidhje me atë nëse ka ardhur koha që Forca e Sigurisë e Kosovës të operojë edhe në veri, Serwer tha se ka ca hezitime rreth zbarkimit të saj në veri.

Related Articles