Shaip Kamberi zgjedhet përsëri deputet në Kuvendin e Serbisë

Shaip Kamberi zgjedhet përsëri deputet në Kuvendin e Serbisë

Qytetarët e Luginës së Preshevës të enjten kanë votuar përsëri në fshatin Tërnoc për zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

Sipas informacioneve jozyrtare  lista “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” i ka marrë rreth 690 vota ndërsa për të fituar një mandat në parlamentin e Serbisë akoma nuk është konfirmuar nga Komisioni Republikan Zgjedhorë.

Rezultatet preliminare jepen nga Komisioni Komunal Zgjedhorë i komunës së Bujanocit.

Në zgjedhjet e 3 prillit lista “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” ka fituar 9.630 vota dhe sipas paralajmërimeve i duheshin edhe 400 vota për tu bërë pjesë e parlamentit të Serbisë.

Related Articles