Shantazhet e dështuara të gazetarit Olluri, dhjetra ankesa në KMSHK

<strong>Shantazhet e dështuara të gazetarit Olluri, dhjetra ankesa në KMSHK</strong>


Të akuzuar disa herë për shantazhe ndaj figurave publike dhe biznesmenëve të ndryshëm, medium online “Insajderi.org” dhe drejtuesi i saj Parim Olluri janë raportuar me dhjetëra herë në Këshillin e Mediave të Shkruara, raporton Gazeta “Enigma”.

Gazetari Olluri dhe medium online “Insajderi.org” kanë nisur prej kohësh një fushatë denigruese ndaj biznesmenëve të ndryshëm, duke shkruar një mal me të pavërteta, për të cilat tashmë është e sigurt që do të jap llogari para organeve kompetente, pasi që shumë prej bizneseve që nuk janë nënshtruar shantazheve të tij kanë paditur atë dhe kompaninë të cilën e drejton në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Gazeta “Enigma” ka kontaktuar fillimisht me Mirlinda Gashin, zëdhënëse në Gjykatën Themelore në Prishtinë, si dhe gjithashtu sekretariatin e kësaj gjykate, mirëpo as për më shumë se dy javë pritje nuk kanë dhënë asnjë përgjigje.

Krahas shantazheve në drejtim të biznesmenëve në këmbim të përfitimit material, Olluri, dyshohet se ka përdorur shantazhin duke shkaktuar vjedhje në raport me bashkëthemeluesin e Insajderit, gjithashtu se janë shmangur nga tatimi në disa raste.



Dyshimi për vepra penale vazhdon me shpëlarje të parave, blerje ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale, keqpërdorim të autorizimeve ekonomike, veprën penale të mashtrimit, keqpërdorim të besimit dhe shpërdorim të pasurisë së huaj.

Këto mashtrime të pa precedent në historinë e gazetarisë së pasluftës në Kosovë, dyshohet të jenë bërë nga vitit 2016 e deri në vitin 2020.

Veprimet e jashtëligjshme të bëra përgjatë viteve dhe të dokumentuara në pjesët një, dy dhe tre të këtyre artikujve në vazhdime, tregojnë për dëmet ekonomike, por në fakt vepra të tilla penale nga dëmtojnë në tërësi komunitetin e gazetarëve në Kosovë.

Po ashtu ekziston dyshim i arsyeshëm se Olluri ka shantazhuar një numër të madh të bizneseve përmes emisionit “InDoks”, duke kërkuar shuma marramendëse në kompensim të kryerjes së favoreve për këto biznese.


LEXO EDHE:
Lajme me pagesë e shantazhe ndaj biznesmenëve – këto janë të bëmat e Parim Ollurit – Gazeta Enigma

Lajme me pagesë në Insajderi.org

Vitin e kaluar, portali Shqip.com ka publikuar audio-incizimin bruto ku Visar Duriqi, autor i emisionit “InDoks” dhe redaktor në portalin Insajderi.org futet në pazar lajmesh me Halit Sahitajn, të cilin vetë ai në një dokumentar e kishte portretizuar si njeri të dyshuar që punon për shërbime sekrete ruse.

Kjo telefonatë është realizuar në verën e vitit 2020.

Në audio-incizimin e publikuar nga “Shqip.com” dëgjohet Halit Sahitaj teksa kërkon nga gazetari Visar Duriqi t’i publikojë disa artikuj për kryeprokurorin, Aleksandër Lumezi, Behxhet Pacollin dhe një për Institucionin e konfiskimit të makinave.

Ndërsa, gazetari Duriqi dëgjohet teksa i thotë të ia dërgoj ato shkrime dhe të njëjtat t’i flasë “me ata t’mitë”.


LEXO EDHE:
Villa, shtëpi e banesa – Si u pasurua Parim Olluri kundërligjshëm? / Gazeta Enigma.

Related Articles