“ShBA është e përkushtuar që të rinjtë të gjejnë punë në Kosovë” – thotë ambasadori Hovenier

“ShBA është e përkushtuar që të rinjtë të gjejnë punë në Kosovë” – thotë ambasadori Hovenier

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar të martën se ShBA-të është e përkushtuar që të rinjtë kosovarë të gjejnë punë në vendin e tyre.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përkushtuara ta mbështesin Kosovën e kjo përfshinë edhe mbështetjen për të rinjtë që të gjejnë punë pikërisht në Kosovë. Shpresojmë se të rinjtë e talentuar kosovarë të arrijnë që të përdorin shkathtësitë e fituara këtu”, ka thënë Hovenier.

Ai këto komente i bëri gjatë ceremonisë së hapjes zyrtare të qendrës më të re “Bonevet” në Pejë.

I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Related Articles