Sekretari i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka ripërsëritur se SHBA-ja nuk do të hyjë në luftë me Rusinë.
“Nuk do të hyjmë në luftë me Rusinë, dhe as nuk do të vendosim trupat tona në Ukrainë, për ta luftuar Rusinë”, ka thënë Psaki.
I pyetur nëse kjo nuk do të ndodhë edhe po të bëhet pushtimi i plotë i Ukrainës, Psaki ka thënë se as atëherë SHBA-ja nuk do të futet në luftë me Rusinë.
“Ajo që do t’ju them është se presidenti ka qenë si kristal i qartë dhe i qëndrueshëm, ai nuk po dërgon trupa amerikane në Ukrainë”, është shprehur ai.
SHBA-ja tashmë ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, derisa ka paralajmëruar se Rusia do të nisë pushtimin e Ukrainës brenda 48 orëve./GazetaEnigma/