Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka akuzuar Rusinë për kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainë, duke thënë se ka “prova të qarta” që po ndodhin vepra të tilla.
Gjatë një konference për shtyp, Pentagoni tha se do të ndihmonte në mbledhjen e provave të mizorive, shkruan Skynews.
“Ne sigurisht shohim prova të qarta se forcat ruse po kryejnë krime lufte dhe ne po ndihmojmë në mbledhjen e provave për këtë”, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.
Ai ka thënë se SHBA-ja do të kontribuojë në procesin hetimor, por shtoi: “Sa i përket asaj që do të dalë nga kjo, ky nuk është një vendim që do të merrte udhëheqja e Pentagonit”.
Në fillim të këtij muaji, Britania e Madhe dhe 37 vende të tjera referuan Rusinë te prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) për të hetuar “krimet e luftës në Ukrainë” në referimin më të madh në historinë e GJPN-së./Gazeta Enigma/