SHBA kërkon bërjen e asociacionit

SHBA kërkon bërjen e asociacionit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me vëmendje të veçantë  po i përcjellin zhvillimet e fundit në raportet Kosovë-Serbi.

Ndihmëssekretarja e shtetit Karen Donfried në një telekonferencë të martën pasdite, thirri të dyja vendet që të marrin hapa për qetësim të situatës dhe ruajtjen e paqes.

Dorëheqjen e serbëve nga gjitha nivelet institucionale të republikës kosovare ajo i sheh si veprim shqetësues, njofton Klan Kosova.

“Tërheqja e serbëve kosovarë nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje për mosmarrëveshjet aktuale dhe kjo ka potencialin e eskalimit të mëtutjeshëm të tensioneve në terren. Ne besojmë që të gjitha palët duhet të marrin hapa që reduktojnë tensionet dhe të sigurojnë paqe e stabilitet”, theksoi Donfried.

“Të dyja vendet si Kosova ashtu edhe Serbia duhet që të zbatojnë marrëveshjet të cilat tashmë i kanë nënshkruar në procesin e dialogut. Përfshirë nisjen e negociatave për të themeluar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”, shtoi zyrtarja e lartë e Departamentit të Shtetit Amerikan (DASH).

Ndërkohë ka konfirmuar se sekretari Anthony Blinken ka bërë disa telefonata përderisa emisari Gabriel Escobar, sipas saj është i angazhuar 24 orëqë të gjendet zgjidhja.

“Ne në administratën Biden (Joe Biden) kemi kërkuar një zgjatje të plotë të periudhës së zbatimit për çështjen e targave të makinave. Jo zbatim me faza apo të pjesshëm. Do vazhdojmë të monitorojmë situatën. Këto diskutime po vazhdojnë. Nuk dua të parashikoj veprime specifike  apo hapa që ne po diskutojmë apo planifikojmë”.

Donfried, tregoi se dialogu i lehtësuar nga BE-ja mbetet platforma kryesore për zgjidhjen e mos marrëveshjeve duke shtuar se ujdia duhet të jetë e përqendruar në njohje të ndërsjellë.

Kurse propozimin Gjermani-Francë për pajtim Kosovë-Serbi, zyrtarja amerikane e quajti  të rëndësishëm.

VIDEO:

Related Articles