Reagime për moszhvillimin e takimit mes Kurtit e Vuciqit në Bruksel, ka pasur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndihmëssekretari amerikan i shtetit, James O`Brien, e konsideron mundësi të humbur për Kosovën dhe Serbinë, moszbatimin e marrëveshjeve të arritura në të kaluarën.
Përmes një postimi në rrjetin social X, të enjten, pas dështimit të mbajtjes së takimit mes Kurtit dhe Vuçiqit, O`Brien ka kërkuar përkushtim më të madh të palëve në këtë proces.
“Takimet e Josep Borrellit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, tregojnë se si palët duhet të ripërkushtohen për t’i luftuar problemet dhe për t’i ndjekur mundësitë brenda dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Moszbatimi i marrëveshjeve të kaluara është me të vërtetë një mundësi e humbur për të dyja palët”, ka thënë O’Brien./GazetaEnigma/