Ambasadori amerikan, Nicholas Giacobbe ka reaguar pas takimit që u mbajt sot në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.
Giacobbe përmes një postimi në Twitter tha se negociatat ende po vazhdojnë.
“Pavarësisht raportimeve në media, negociatat në Bruksel vazhdojnë. Është bërë përparim, por puna mbetet. Ne inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë të angazhohen hapur dhe seriozisht”, ka shkruar ai në Twitter.
Despite media reports, negotiations in Brussels continue. Progress has been made, but work remains. We encourage Kosovo & Serbia to continue to engage openly & seriously. https://t.co/An6lb5c5eZ— Chargé d'Affaires Nicholas J. Giacobbe, Jr (@USAmbKosovo) September 29, 2021