SHBA sanksionon oligarkët rusë, dalin emrat

SHBA sanksionon oligarkët rusë, dalin emrat

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar për sanksione të reja ndaj oligarkëve rusë, të cilët janë përshkruar si miqtë e Putinit dhe anëtarët e familjes së tyre.

Këta individë do të shkëputen nga sistemi financiar i ShBA-së, ku asetet e tyre do të ngrihen dhe pronat do të bllokohen nga përdorimi, shkruan CNN.

Pjesë e sanksioneve do të jetë Alisher Burhanovich Usmanov, i cili është një nga individët më të pasur të Rusisë, dhe një aleat i presidentit rus, Vladimir Putin, ku pjesë e sanksioneve do të jetë super-jahti i tij dhe avioni i tij privat.

ShBA-të kanë sanksionuar gjithashtu zëdhënësin e Putinit, Dmitry Peskov, të cilin Shtëpia e Bardhë e përshkruan si “një furnizues kryesor i propagandës së Putinit”.

“Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë në të gjithë botën do të punojnë për të identifikuar dhe ngrirë asetet që elitat ruse dhe anëtarët e familjeve të tyre zotërojnë në juridiksionet tona përkatëse — jahtet e tyre, apartamentet luksoze, paratë dhe përfitimet e tjera të marra në mënyrë të paligjshmëm”, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv

Individët që do t’i nënshtrohen sanksioneve të bllokimit të plotë janë:

Nikolai Tokarev (së bashku me gruan e tij Galina, vajzën Mayya dhe dy kompanitë e tij luksoze të pasurive të paluajtshme)

Boris Rotenberg (së bashku me gruan e tij Karina, dhe djemtë e tij Roman dhe Boris)

Arkady Rotenberg (së bashku me djemtë e tij Pavel dhe Igor dhe vajzën Liliya)

Sergei Chemezov (së bashku me gruan e tij Yekaterina, djalin e tij Stanislav dhe njerkën Anastasiya)

Igor Shuvalov (së bashku me pesë kompanitë e tij, gruan e tij Olga, djalin e tij Evgeny dhe kompaninë dhe avionin e tij, dhe vajzën e tij Maria dhe kompaninë e saj)

Yevgeniy Prigozhin (së bashku me tre kompanitë e tij, gruan e tij Polina, vajzën e tij Lyubov dhe djalin e tij Pavel),

Peskov, sekretari i shtypit i Putinit

Alisher Usmanov (Super-jahti i tij, një nga më të mëdhenjtë në botë dhe i sapo kapur nga aleati ynë Gjermania, dhe avioni i tij privat, një nga avionët më të mëdhenj në pronësi private të Rusisë)

Related Articles