Si ndodhi ngjarja në SHBA ku vdiq 40 vjeçari nga Drenica? – flasin familjarët

Si ndodhi ngjarja në SHBA ku vdiq 40 vjeçari nga Drenica? – flasin familjarët

Një ngjarja tragjike ka ndodhur në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një 40-vjeçar nga Kosova e ka humbur jetën, derisa po e shpëtonte një fëmijë në det.

Por, si ndodhi që Adem Qorri nga Drenasi ta humb jetën?

Lidhur me rastin tragjik për Klankosova.tv kanë folur familjarët e të ndjerit.

“Ata kanë shkuar në plazh për të festuar me ekipin, djali i tij së bashku më një shok kanë qëlluar në ujë kur edhe rryma e ujit është aktivizuar. Djalin e tij e ka shpëtuar trajneri i ekipit, ndërsa Ademi ka hy ta shpëtojë shokin e të birit. Atë e ka shpëtuar, por vetë nuk ka pas mundësi të dali pasi rryma e ujit e fuqishme nuk e ka lejuar”, kanë deklaruar familjarët e të ndjerit”, deklaruan ata.

Ademi la pas vetës gruan dhe tre fëmijët.

Related Articles