Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë të martën se deficiti buxhetor zvogëlohet në rekord historik.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ministri Murati shkroi se financat publike janë kthyer në binarë dhe thesi i shqyer është qepur.
“Jemi kujdesur që të mos shkaktojmë barrë të paqëndrueshme financiare e të mos rrisim borxhin publik, përkundër faktit që kishim pakot mbështetëse më voluminoze në rajon”, shkroi Murati.