Shefi i NATO-s, Mark Rutte sot viziton Kosovën, takon Osmanin e Kurtin

Shefi i NATO-s, Mark Rutte sot viziton Kosovën, takon Osmanin e Kurtin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do ta vizitojë Kosovën për herë të parë sot, që nga marrja e mandatit të tij, raporton Gazeta Enigma.

Ai do të takohet me presidenten, Vjosa Osmanin, takim ky që është planifikuar të mbahet nga ora 13:45.

Bëhet e ditur se pas takimit, Osmani e Rutte do të mbajnë edhe konferencë për media.

Shefi i NATO-s, gjatë qëndrimit në Kosovë do ta takoj edhe kryeministrin Albin Kurti nga ora 14:50.

Related Articles