Shefi i ZRRE-së s’tregon sa është rritur çmimi i rrymës: E sqarojmë në komunikatë

Shefi i ZRRE-së s’tregon sa është rritur çmimi i rrymës: E sqarojmë në komunikatë

Ymer Fejzullahu, shefi i Zyrës së Rregullatorit për Energji, nuk ka pranuar të japë përgjigje përballë gazetarëve të pranishëm në mbledhje sa i përket përqindjes së rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Gazetarët e pranishëm në mbledhje kanë insistuar që shefi i ZRRE-së të sqarojë me gjuhë më të thjeshtë për qytetarët e Kosovës se sa iu është rritur çmimi i rrymës, duke qenë se Fejzullahu ka përmendur vetëm shifra të të hyrave të lejuara maksimale.

“A mundemi me e ditë sa është rritja”, dëgjohet duke pyetur një gazetar.

Derisa një nga Bordi i ZRRE-së thotë se do ta sqarojnë në komunikatë.

Ky diskutim ka ardhur pasi Bordi i ZRRE-së ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës dhe kërkesat për aprovimin e të hyrave të lejuara maksimale për OST, OSSH, dhe FSHU.

Related Articles