Shërbimi sekret ukrainas thonë se Putini po përgatit një katastrofë në Çernobil për ta fajësuar Ukrainën

Shërbimi sekret ukrainas thonë se Putini po përgatit një katastrofë në Çernobil për ta fajësuar Ukrainën

Shërbimi inteligjent i Ukrainës ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, ka dhënë urdhër për të përgatitur një katastrofë në centralin bërthamor të Çernobilit dhe më pas ta fajësojë Ukrainën.

Siç raporton “The Kyiv Independent”, rusët janë duke e bllokuar Ukrainën nga centrali i Çernobilit, i cili tash është pa rrymë dhe nuk është i lidhur në sistemin e monitorimit të Agjencisë së Energjisë Atomike, përcjell Gazeta Enigma.

Më herët u raportua se të gjitha termocentralet bërthamore të Ukrainës janë duke funksionuar në mënyrë stabile dhe nivelet e rrezatimit në vend mbeten të pandryshuara, sipas operatorit shtetëror të vendit.

Related Articles