Shifra alarmante: Për një muaj mbi 1500 aksidente rrugore dhe më shumë se 1200 persona të lënduar

Shifra alarmante: Për një muaj mbi 1500 aksidente rrugore dhe më shumë se 1200 persona të lënduar

Aksidentet rrugore në Kosovë po shpeshtohen dita-ditës.

Muaji shkurt fatkeqësisht ka pasur aksidente me fatalitet, ku vetëm për një javë kanë humbur jetën shtatë persona nga aksidentet në trafik.

Policia e Kosovës në një përgjigje për Gazetën Enigma tregon statistikat e aksidenteve për muajin janar të vitit 2023, gjë që janë shifra alarmante.

Si dhe paralajmëruan se vazhdimisht do të ketë aktivitete të shtuara me qëllim që të parandalohen aksidentet në trafik.

“Policia e Kosovës sipas planifikimeve operacionale, në vazhdimësi parasheh aktivitete të shtuara përfshirë fushatat sensibilizuese dhe ligjërime në institucione të ndryshme me qëllim që të parandalohen aksidentet dhe të rritet siguria në trafik”, thuhet në përgjigjen nga Policia e Kosovës për Enigmën.

Sa i përket statistikave për aksidentet fatale në muajin janar të vitit 2023 kanë ndodhur pesë, ku si pasojë pesë persona kanë ndërruar jetë.

Prej aksidenteve me lëndime kanë qenë 621, ku prej tyre 1219 presona kanë pësuar lëndime.

Pra vetëm në muajin janar kanë ndodhur 1549 aksidente, dhe janë shqiptuar 49779 tiketa dënim.

Më poshtë gjeni statistikat e aksidenteve në muajin janar:

Policia e Kosovës apelon për pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë shenjat dhe rregullat e trafikut rrugor dhe se ata që bëjnë shkelje do të dënohen sipas ligjit.

“Policia e Kosovës apelon tek pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike, për të pasur një siguri më të madhe në trafik. Ata të cilët bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave të trafikut, do të ndërmerren masa ndëshkuese sipas ligjit”, thuhet në përgjigjen e tyre për Enigmën.

Kurse sa i përket muajit shkurt, ndodhën dy aksidente me fatalitet ku në njërin prej tyre pesë persona përfunduan të vdekur.

Arlind Isufaj, 21-vjeçar, Metush Isufaj, Mergim Behluli, 23-vjeçar dhe Armend Muhadini, 39-vjeçar, dhe një grua shtatzënë e cila ndërroi jetë pas disa ditësh, janë viktimat e këtij aksidenti të rëndë.

Një aksident tjetër i rëndë ndodhi edhe gjatë ditës së djeshme në fshatin Hodonoc të Kamenicës. Ku nga ky aksident dy persona ndërruan jetë dhe dy prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjithashtu një vetaksident trafiku ka ndodhur në fshatin Rastavicë të Deçanit.

Viktima kishte dalur nga vetura dhe gjatë kalimit të rrugës në kursin nga drejtimi i Gjakovës dhe në atë moment goditet nga nga një veturë e cila ishte në lëvizje nga drejtimi i Gjakovës dhe si pasojë e këtij aksidenti viktima nuk mundi t’u përballojë lëndimeve të marra dhe ndërroi jetë pas disa orësh.

Dhe pas aksidenteve të shumta me fatalitet të ditëve të fundit kanë bërë që në rrjete sociale të nisin fushata sensibilizuese kundër shpejtësisë që po merr jetë.

Njëra prej tyre, që ka pikasur më shumë është ajo e fotografit Marjan Komani.

Ai ka paraqitur disa “mesazhe” dhe “thirrje të humbura” të prindërve që u shkruajnë fëmijëve të tyre të aksidentuar.

“Bir, u ba nana merak, lajmërohu t’lutna”, thuhet në mesazhin që kinse nëna, i ka dërguar të birit të aksidentuar.

“Zemer ku je, djalin e ka marr malli me t’pa, tan diten t’ka lyp”, thuhet në tjetrin mesazh, që në këtë fushatë, gruaja ia dërgon burri të saj të aksidentuar.

Telefonët e paraqitur në këtë ide, janë paraqitur të thyer në ulëset e pasme të veturës së aksidentuar./GAZETAENIGMA/

Related Articles