Janë shkarkuar dy anëtarë të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), raporton Gazeta ‘Enigma’
Në një konference për medie, anëtarët e shkarkuar janë Bekim Pireva dhe Arbnora Jashanica, të cilët janë shkarkuar nga Komisioni Komunal i Aksionarëve të NPB-së.
Lidhur me këtë anëtari i Bordit të NPB-së Bekim Pireva tha se krejt kjo ka ndodhur si pasojë e marrjes së vendimit për të shkarkuar Hajdar Hoxhën në cilësinë e kryeshefit, dhe pas dërgimit për të protokolluar këtë shkarkim janë penguar nga kuvendi komunal i aksionarëve të cilët si kundërpërgjigje e shkarkimit të kryeshefit ekzekutiv të NPB ky kuvend ka shkarkuar dy anëtarë të tjerë të kësaj ndërmarrje.
“Validimit të vendimit tonë, ku më datën 14.10.2021 kanë vendosur për shkarkimin e kryeshefit të ndërmarrjes. Unanimisht kemi vendosur për shkarkimin e tij, por të njëjtin vendim nuk kemi pasur mundësi ta bënim këtë pasi nuk ishin personat e autorizuar që t’i kumtohet ky lajm kryeshefit, arsyeja e shkarkimit ka qenë neglizhenca e kryeshefit në punët në lagjen “Lakrishte”, mosrespektimi i fjalëve të dhëna dhe dëmet e kësaj ndërmarrje”
Ai fton organet kompetente që të merren me rastin dhe situatën e tensionuar në këtë ndërmarrje.
Mes tjerash avokati Musa tha se në vendim nuk jepen as arsyet e shkarkimit të këtyre dy anëtarëve të bordit.
“Në vendim nuk jepen arsyet e shkarkimit të dy anëtarëve të bordit, dhe kanë të drejtë ankese pavarësisht se këta dy anëtarë nuk kanë parë drejtën e ankesës, dhe ne do ta shqyrtojmë prapë këtë vendim”, tha ai./Gazetas Enigma/