Një aeroplan rus ka ateruar sot në kryeqytetin serb, në Beograd.
Aeroplani i tipit “Ilyushin II-96-300” u ngrit sot nga Sochi i Rusisë dhe ateroi në aeroportin e Beogradit në orën 09:26.
Ai fluturoi nëpër hapësirën ajrore të Bullgarisë, shkruan The Geopost.
E Bullgaria ishte njëri ndër shtetet që gjatë muajit shkurt ndaloi fluturimet e aeroplanëve rusë mbi territorin e saj.
Fluturimi i këtij aeroplani rus nëpër hapësirën ajrore të Bullgarisë, ka bërë shkelje të sanksionet e këtij shteti, të vendosura për Rusinë, për shkak të sulmeve të kësaj të fundit ndaj Ukrainës./Gazeta Enigma/