Policë me rroba civile kanë zhvilluar disa kontrolle në shkollat e mesme në Ferizaj, ku kanë gjetur te nxënësit substance narkotike, boks hekuri, derisa pas një bisede me një nxënës, ai ka pranuar se ka edhe një armë në një shtëpi të pabanuar në këtë qytet.
Pas këtyre kontrolleve, një person i moshës 20-vjeçare është ndaluar, ku i anë gjetur qese me substancë të dyshuar të narkotikëve dhe ndaj tij është niciuar një rast penal për procedura të mëtejme hetimore.
“Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , mbi bazën e disa informacioneve që ka pranuar rreth dukurive negative të nxënësve dhe personave tjerë nëpër shkolla , dje pas disa kontrollove të zhvilluara nga polic me rroba civile, në oborrin e një shkolle të mesme të lartë në Ferizaj, kanë ndaluar një person të dyshuar me inicialet L.S ( M/K) i moshës 20 vjecar , ku gjatë kontrollimit të tij janë gjetur qese me substancë të dyshuar të narkotikëve dhe ndaj tij është niciuar një rast penal për procedura të mëtejme hetimore”.
Ndërkaq, në oborrin e një shkolle tjetër të mesme të lartë në Ferizaj , është ndaluar një tjetër person nxënës, ku gjatë kontrollit në qantën e tij është gjetur një mjet,boks hekuri, ndërsa pas bisedës me të ai ka pranuar se kishte edhe nje armë zjarri të fshehur në një shtëpi të pa banuar në një fshat të Ferizajt”, thuhet në njoftim./Gazeta “Enigma”/