Kryetari i Prishtinë, Përparim Rama, të dielën e 16 janarit ka njoftuar se kjo komunë që nga 17 janari disa shkolla do të furnizohen me teste antigjen për identifikimin e COVID-19, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Me këto teste po testohen nxënësit e mësimdhënësit që kanë simptoma, për çka po janë falënderues këta të fundit.
I gjithë investimi që u tha se do të zgjerohet në të gjitha shkollat e Prishtinës i kushtoi ekzekutivit 316 mijë euro./Gazeta Enigma/