Gjatë ditës së sotme 12 minatorë janë lënduar në minierën e Trepçës. Raportohet se minatorët janë lënduar gjatë punës me acid.
“Prej tyre, 2 kanë pasur lëndime serioze të syve (djegie kimike me acid sulfurik), të cilët pas trajtimit në Repartin e Emergjencës janë transferuar ne repartin e Oftalmologjisë së Spitalit të Mitrovicës për trajtim të mëtejmë”, njofton Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë.
“Ndërsa, 10 prej tyre janë duke u trajtuar në repartin e Emergjencës, të cilët anë jasht rrezikut pë jetë dhe pas trajtimeve pritet të lëshohen në shtëpi”, thuhet tutje në njoftim.