Ka shkuar në 205 numri i të helmuarve nga ushqimi në një lokal në Malishevë.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar Afrim Krasniqi, drejtor i QKMF-së së qytetit të Malishevës.
Krasniqi ka theksuar se gjendja e tyre është e mirë.
Tutje ai ka njoftuar se numri i qytetarëve të Malishevës që po kërkojnë ndihmë mjekësore është vazhdimisht në rritje.
“Numri ka shkuar në 205 i të helmuarve. Gjendja e tyre është e mirë, disa janë duke u trajtuar edhe QKMF dhe në shtëpi”, u shpreh Krasniqi.
Kujtojmë se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka marrë vendim që të mbyllet përkohësisht lokali, teksa pas marrjes së disa mostrave ka asgjësuar mbi 60 kilogram mish. /GAZETA ENIGMA/