Të paktën 42 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë zhdukur pas përmbytjeve të rënda në Gjermaninë perëndimore, ka thënë policia.
Vërshime shumë të mëdha ka pasur në Rhineland-Palatinate dhe North Rhine-Ëestphalia, ku ndërtesat dhe makinat janë mbuluar.
Të paktën gjashtë njerëz kanë vdekur në Belgjikë, si dhe qyteti Liege ka urdhëruar qyteraët të largohen nga shtëpitë.
Po ashtu edhe Holanda është goditur gjithashtu keq nga përmbytjet e lumenjve sidomos në Limburg. Një numër i shtëpive të kujdesit gjithashtu janë evakuuar.
Kancelarja Angela Merkel, e cila është në ShBA përpara një takimi me Presidentin Joe Biden, tha se ajo ishte “tronditur nga katastrofa”.
Ndërsa 19 njerëz vdiqën në rrethin Ahrweiler të Rheinland-Pfalz, pasi lumi Ahr, i cili derdhet në Rhein, doli nga shtrati
Helikopterët e policisë dhe qindra ushtarë janë vendosur në disa zona për të ndihmuar banorët e bllokuar. Më parë, policia tha se dhjetëra njerëz po prisnin në tavane për t’u shpëtuar.
Shkollat janë mbyllur përreth perëndimit të vendit, ndërsa lidhjet e transportit janë ndërprerë.