Shpërthen “bomba” brenda LDK-së, publikohen mesazhe për “skema kriminale” me vota të diasporës

Shpërthen “bomba” brenda LDK-së, publikohen mesazhe për “skema kriminale” me vota të diasporës

Janë publikuar mesazhe të grupit të anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së në Viber, pjesë e së cilës është edhe kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, e që tregojnë bisedën mes Kujtim Shalës dhe Arben Gashit.

Ish-shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, në mesazhet e publikuara nga Reporteri, thotë se ka pasur vjedhje të votave të diasporës.

Gashi në grup kërkon që ky rast të cilësohet si “skemë kriminale”.

“Faktet po ulërasin o Kujtim. Ti duhet me u pajtu me shqetësimin, për krimin qe ka ndodhë”, ka shkruar Arben Gashi në grup, sipas bisedave që shihni më poshtë.

Ndërkohë, Kujtim Gashi, ka shkruar: “Asnjë manipulim nuk është i tolerueshëm”.

Gashi vazhdon duke thënë: “Kujt, qitja emrin, nuk është manipulim, është skemë e organizuar kriminale. Pa e identifikuar saktë problemin nuk mundemi me e shpëtu partinë”.

Shihni më poshtë mesazhet:

Related Articles