Dy vetura janë dëmtuar si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur sot në afërsi të Liqenit të Ujmanit.
Rastin e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendësdrejtor rajonal i policisë për veriun.
Elshani bëri të ditur se nga ky rast nuk ka të lënduar.
“Rrethanat se si ka ardhë deri të shpërthimi nuk dihen, policia është duke u marrë me rastin”, deklaroi ai.