Të shtunën e 17 gushtit ka ndodhur një shpërthim në parkingun e një diskoteke në Lipjan, raporton Gazeta “Enigma”.
Në lidhje me rastin Policia ka dhënë detaje në raportin 24 orësh.
Dy persona kanë përfunduar në pranga, si të dyshuar për vepren “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Përpos dëmtimit të disa makinave, nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.
“Me vendim të prokurorit është kryer bastisja në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një armë gjueti me 16 fishekë si dhe një pushkë ajrore”, thuhet në njoftimin e raportit policor.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Gazeta Enigma/