Shpjegohet se si ndikohet programi i Ligës së Kampionëve nga Kupa e Botës

Shpjegohet se si ndikohet programi i Ligës së Kampionëve nga Kupa e Botës

Kupa e Botës 2022 do të nisë më 20 nëntor, ndërsa finalja do të zhvillohet pothuajse një muaj më vonë, më 18 dhjetor. Për të siguruar që të mos ketë ndërhyrje në orar me Ligën e Kampionëve, organi drejtues i futbollit evropian UEFA ka bërë ndryshime në orarin e zakonshëm.



Për herë të parë në histori, turneu ndërkombëtar i FIFA-s do të zhvillohet në mes të një edicioni evropian, dhe jo më pas, në afatin e zakonshëm qershor-korrik.https://d478f5c62cc94035ea8f7cf9bf33a620.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Pra, si e ka riorganizuar UEFA orarin, si duket rruga drejt atij vendi ikonik në Turqi dhe kur do të zhvillohet çdo fazë e turneut? Goal.com ka sjell të gjitha detajet.

Cilat janë ndryshimet në programin e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve për edcionin 2022-23?

Shorti për fazën e grupeve të Ligës së kampionëve u hodh më 25 gusht dhe ndeshjet e para të fazës së grupeve do të nisin më 6/7 shtator – një javë më herët se zakonisht. Në sezonin 2021-22, ndeshja e parë ishte më 15 shtator.

Ndeshja e dytë do të zhvillohet një javë më vonë në datat 13/14 shtator, ndërsa në tetor, secila skuadër do të luajë tre herë. Ndeshjet e raundit të tretë të fazës së grupeve janë caktuar më 4/5 tetor, i katërti një javë më vonë më 11/12 tetor dhe i pesti më 25/26 tetor. Ndeshja e fundit do të luhet më 1/2 nëntor.

Fazat e grupeve do të përfundojnë më shumë se një muaj më herët se zakonisht dhe shumë përpara se lojtarët të nisen për ndeshjet ndërkombëtare. Në sezonin e kaluar, ndeshja e fundit u luajt më 7/8 dhjetor.

Shorti i fazës së 16-të do të hidhet më 7 nëntor.

Cilat janë ndryshimet në programin e fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve?

Pas përfundimit të fazës së grupeve, Liga e Kampionëve do të marrë një pushim të zakonshëm në messezon dhe do të rikthehet në aksion me ndeshjet e fazës së 16-të në mes të shkurtit (14/21) me ndeshjet e kthimit të planifikuara të zhvillohen më 7 dhe 14 mars. Nuk janë bërë ndryshime të rëndësishme në orar në këtë fazë të garës.

Megjithatë, çerekfinalet janë shtyrë me një javë. Ndeshjet e para do të luhen më 11/12 prill dhe ndeshja pasuese më 18/19 prill.

Gjysmëfinalet janë shtyrë gjithashtu me pothuajse dy javë më vonë se programi i zakonshëm. Ndeshja e parë është planifikuar të zhvillohet më 9/10 maj dhe ndeshja e kthimit do të luhet më 16/17 maj.

Kur është finalja e Ligës së Kampionëve?

Në 2021-22, finalja e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Liverpoolit u mbajt më 28 maj, ndërsa vitin e kaluar, kur Chelsea mposhti Manchester Cityn, ndeshja u luajt më 29 maj.

Këtë vit, ndeshja më e madhe në futbollin evropian të klubeve është shtyrë me gati dy javë pasi finalja do të mbahet më 10 qershor në stadiumin “Olimpik Ataturk”.

Kjo do të jetë hera e dytë që finalja do të luhet në këtë stadium, pasi më parë ishte mikpritës i finales ikonë mes Milanit dhe Liverpoolit në vitin 2005. 

Related Articles