Mesnatën e së hënës, në Zveçan ka ndodhur një shpërthim, saktësisht tek objekti i Postës.
Për pasojë janë shkaktuar dëme materiale.
Nga ky incident nuk ka persona të lënduar, veçse banorët e zonës janë evakuuar.
Lidhur me rastin, policia ka dhënë detaje të reja.
Zëvendësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se atje u hodhën dy granata të dorës.
“Një ka shpërthyer dhe një e kemi shpërthyer ne në mënyrë të kontrolluar. Nuk ka lëndime, ka dëme materiale. Policia po punon për ndriçimin e rastit”, deklaroi Elshani. /Gazeta Enigma